13.6 C
Pristina
Tuesday, March 3, 2026
spot_img

DISTRIA E ARTË 🥇

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka postuar Medaljen e Artë të Distria Krasniqit që do të vijë në Kosovë.

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, e ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi në finale e mposhti me “Ëazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën pas asaj të xhudistes tjetër Majlinda Kelmendi që e fitoi në Rio në vitin 2016.

Pas sigurimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Distria Krasniqi doli në një konferencë, duke folur për shumë mediume të ndryshme botërore.

Gjatë konferencës për media, Distria tregoi që këtë fitore të madhe ia dedikon të gjithëve që e kanë përkrahur deri tani.

“Fitoren ia dedikoi vendit tim, sepse nuk mundem vetëm një me veçu prej vendit, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar për tu përgatitur, sepse pa ta nuk do të isha këtu, edhe normal familjes sime për mbështetjen”, tha Krasniqi.

Related Articles

- Advertisement -spot_img

Latest Articles