-0.6 C
Pristina
Saturday, January 17, 2026
spot_img

Poezi kushtuar ditës së Pavaresisë!

Kosovë

Eh, me vite e vite e ndrydhur dhe e heshtur,

Ajo që më gjak kërkoj dritë,

Ajo e përlotur kërkojë shpresë.

T’i je ajo që jep jetë,që mbolle bijtë e bijat në tokë si trandafil,

Su lodhe kurrë, ti që lotët ende i ke te njomë,

Ty që dhimbja tka shpu çdo pjesë të shpirtit ,

Ty që dhimbja të gërryen si nje perrua i thellë,

Ti që jetove dhe u zgjove më dhimbje,

Ty Kosovë që ninullat të mbeten në gjysmë, kengë e pa kënduar , vargje të pashkruara!

Sa duar të pashternguara, sa përqafime të këputura ,

Për buzqëshjet e coptuara,sa enderra për jetë…. !

Për valigjet e zbarazuara… të mbushur plotë iluzione,

Kosove me dhimbje ,krahëthyer,plot gjamë, pa ajër, pa ngjyra, e grisur, e krisur,

Ehh… Po vdes ti kem duart më të gjata për të përqafuar fort,

Për ta puthur ballin plotë mundim,

Për ty Kosove për të dhënë frymë, për të dhene jetë dhe ngjyrë .

Nga sot jo t’i nuk je vetë, nuk je e dobët, je edhe më shumë e fortë,

Nuk je më e pambrojtur, e pambeshtetur, e pabarabartë, e heshtur, jo t’i ke një zë, zë të fuqishëm .

Ti , sot nuk bërtet! Me gjakun e bijave e bijëve të tu ti sot feston 14-vjetorin shtet .!

Natyra Gjoci – Istog

Related Articles

- Advertisement -spot_img

Latest Articles