-0.9 C
Pristina
Saturday, January 17, 2026
spot_img

Cristiano Ronaldo pritet ta zëvendësojë Mbappen te PSG-ja

Paris Saint Germain po planifikon një lëvizje për të sjellë superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, në Francë për ta zëvendësuar Kylian Mbappen në largim.

PSG-ja thuhej se ishte e interesuar për një lëvizje për kapitenin e Portugalisë në verën e kaluar, kur Mbappe dukej se do t’i bashkohej Real Madridit, shkruan Marca, transmeton MediaKos. https://mediakos.org/

Kjo lëvizje mund të ndodhë përfundimisht me skadimin e kontratës së Mbappes në kryeqytetin francez dhe Ronaldo, që ka rënë në mosmarrëveshje me trajnerin e përkohshëm të United, Ralf Rangnick.

Nëse Ronaldo dëshiron të largohet nga Old Trafford, më pak se 12 muaj pas kthimit në ish-klubin e tij, PSG-ja do të ishte destinacioni i tij më i mundshëm, pasi nuk ka luajtur kurrë më parë në ligën franceze.

Ai gjithashtu do të bashkohej me Lionel Messin për herë të parë në një ekip.

Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit edhe në Manchester United.

Ka zëra se Juve po shqyrton mundësinë që ta shkëmbejë me Paul Pogban.

Sido që të jetë, kjo do të jetë një verë e nxehtë sa i përket transferimeve dhe pavarësisht situatës me pandeminë, nuk përjashtohen lëvizje të mëdha

Related Articles

- Advertisement -spot_img

Latest Articles