ASDA në Split është ekspozita më e madhe e paisjeve dhe armëve ushtarake në këtë zonë. Kjo është një mundësi e mirë e njoftimit me të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe paisjeve ushtarake si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri.

Në Split po zhvillohet ekspozita më e madhe e pajisjeve dhe armëve ushtarake e policore. Në kuadër të kësaj, përveç takimeve me përfaqësuesit e shteteve aleate të Republikës së Kosovës Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vizituar dhe bashkëbiseduar me prezantuesit e kompanive të prodhimit dhe shitjes së pajisjeve dhe armëve.




